Haradinaj takohet me shefen e EULEX, Papadopoulou

27.10.2016 16:32:50

Keyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u takua sot me shefen e Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou.

Takimi kishte karakter njoftues, dhe ata shprehën përkushtimin e përbashkët për rrugën evropiane të Kosovës dhe mbi të gjitha nevojën e vendosjes së sundimit të ligjit si top prioritet në Kosovë, transmeton fokusi.org.

Në emër të AAK-së, Haradinaj i uroi mirëseardhje Papadopoulout, dhe i shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me EULEX-in, me synimin që institucionet vendore të ngrisin kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në gjithë Kosovën./Fokusi.org/