Haradinaj tregon për takimin “e veçantë” me ambasadorin: Biseduam veç për ekonomi

17.09.2019 17:43:05

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po pretendon se ka njohuri të mëdha në fushën e ekonomisë.

Haradinaj në takim me ndërmarrës ka treguar një storie nga koha sa ishte kryeministër, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar për një takim me një ambasador gjerman, të cilit i kishte ardhur mirë kur kishin biseduar vetëm për ekonomi.

“Njëherë ka pasë ardhë një ambasador gjerman në një takim me ne në zyre dhe pas një kohe tha ky është një lajm i mirë, fakti që nuk folëm për kurrgjë pos për ekonomi. Do të thotë Kosova veç ka hy në një etapë të re”.