Haradinaj: Unë nuk di për arrestime nga Specialja

05.11.2019 16:03:13

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur sot ka folur edhe për raportimet për arrestime nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se nuk ka informacion për një gjë të tillë, derisa ka shtuar se për këtë është mirë me i pyet ata që e kanë votuar këtë gjykatë.

“Nuk di për arrestime duhet mi vet ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale e që thojshin është e nevojshme, besojë ata e dinë”, ka thënë Haradinaj.