Haradinaj urim për shumë mot

31.03.2018 11:09:43

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.

Urimi i plotë i Haradinajt:

Shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri dhe që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes.

Uroj që kjo festë, të na gjejë unikë, të sjellë bekim e begati në çdo familje.

Motra e vëllezër të besimit katolik dhe miq ndërkombëtar, për shumë mot Pashkët!