Haradinaj uron popullin turk për Ditën Kombëtare të Turqisë

29.10.2019 20:45:44

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marr pjesë në festën e organizuar nga Ambasada turke në Prishtinë për nder të Ditës Kombëtare të Republikës së Turqisë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai ka shkruar se përmes ambasadorit Çağrı Sakar, i ka shprehur urimet për prosperitetin e popullit dhe shtetit turk, si dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.

“Në Ditën Kombëtare të Republikës së Turqisë, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit turk në Prishtinë.
Përmes ambasadorit Çağrı Sakar, shpreha urimet për prosperitetin e popullit dhe shtetit turk, si dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.