Haradinaj vazhdon aktivitetin politikë në Francë, takon kryetarin e AAK-së në Strasburg

04.03.2017 18:09:47
Përderisa në Prishtinë pati protesta në shenjë përkrahje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj ai e ka shfrytëzuar qëndrimin e tij në Francë për tu takuar me kryetarin e partisë në qytetin e  Strasburgut, Astrit Kuçin.
Kuçi dhe Haradinaj kanë gjetur kohë për kafe, ku kanë qenë në shoqëri edhe të bashkëshorteve, transmeton lajmi.net.

Degën e AAK-së në Strasburg është themeluar pikërisht gjatë qëndrimit të Haradinajt në këtë qytet, pasi u ndalua nga Gjykata e Colmarit nga një urdhër i Interpolit me pretekstin se ka kryer krime lufte.

Ish-komandanti i UÇK-së, do të qëndrojë në Francë të paktën deri më 6 prill kur edhe mbahet seanca e radhës gjyqësore.