Haradinaj vazhdon vizitat nëpër komuna

Haradinaj vazhdon vizitat nëpër komuna

16.09.2016 11:08:09

Në kuadër të vizitave nepër qytete të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vizitojë qytetin e Vushtrrisë ku do të ketë bashkëbisedim me qytetarë të këtij qyteti.

Tubimi siç njofton AAK, do të mbahet sot në ora 14:00, në shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”. AAK fton qytetarët qe të jenë pjesë se këtij bashkëbisedimi.

Ditë më parë kreu i AAK-së, ka takuar edhe qytetarët e Kaçanikut, Pejës dhe Gjilanit.