Haradinaj: Veprimi i opozitës ishte i habitshëm

10.12.2017 15:54:17

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajtura të habitshëm vendimin e opozitës që të mos votojë as po, ajo jo, për projektbuxhetin e vitit 2018.

“Si po, si jo, mosmarrja pjesë në votim është e habitshme”, deklaroi Haradinaj pas seancës së sotme.

Ndërkohë, tha se pret që ligji për buxhetin të vijë edhe me amendamente të tjera në leximin e dytë.

“Ishte vazhdimi i seancës së ligjit të buxhetit. Deputetët e votuan ligjin për buxhetin në lexim të parë, me siguri që do të ketë amendamente në leximin e dytë”, shtoi ai.

Ndërkohë, projektbuxheti 2018 kaloi në seancën e sotme (në vazhdimin e tretë), meqë të mërkurën e të enjten nuk arriti të ketë kuorum.