Haradinaj: Vetëvendosja është eksperiment social, që se merr seriozisht as shtetin

06.06.2017 17:39:07

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj në Gjilan, ka përshkruar se si ai i sheh dy kundërkandidatët e tij dhe partitë e tyre, që garojnë më 11 qershor

Duke bërë thirrje që të votohet koalicionit për “Fillim e Ri”, Haradinaj tha se kundërshtarët e tij janë njerëz që u shkarkuan nga Qeveria dhe nga Komuna, duke iu referuar LDK’së, ndërsa Vetëvendosjen i quajti eksperiment social.

“Me 11 keni me zgjedhë një qeveri dhe koalicion të një kryeministri që është shkarkuar, qe ë ishte shkarkuar edhe nga kryeqyteti. Apo, keni po ashtu edhe me zgjedhë eksperiment social. Ata që nuk dëshminë që e kuptojnë seriozitetin e shtetin”, pyeti Haradinaj gjilanasit, duke u bërë thirrje tutje për votë koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Para një numri të madh të qytetarëve, Haradinaj në Gjilan, foli edhe për raportet me Serbinë, që sipas tij po provon “t’i futë duar në Kosovë”.

“Problemi i parë është me largu dhe mos me leju influencën e Serbisë”, tha kreu i AAK’së.
Fjalët kyçe: Ramush Haradinaj, VV