Haradinaj vizitoi Lushtakun e Mustafën, para nisjes së tyre për në Hagë

13.01.2019 12:48:33

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vizituar sot dy ish-bashkëluftëtarë të tij, të cilët janë thirrur për intervistë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Hradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë e pastër dhe e shenjtë dhe se ajo do të dëshmohet fuqishëm dhe kurdoherë.

Postimi i Haradinajt:

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!”, ka shkruar Hardinaj.