Haradinaj vjen në Durrës për plazh dhe takon Kryemadhin: Folëm për politikë

14.06.2020 14:21:56

TIRANË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë të diel e ka kalaur në Durrës, ku ka provuar edhe detin për këtë vit. Në një reagim në mediat sociale, Haradinaj shprehet se është i lumtur që është rikthyer në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Durrës, ai ka zhvilluar një takim informal me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, me të cilën ka folur lidhur me aktualitetin politik në dy dyja vendet, Shqipëri e Kosovë. Po ashtu ai shprehet se është gëzuar shumë që ka parë qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook

Përseri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, poashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar“, shkruan Haradinaj.