Hardinaj kërkon të krijohet ushtria e Kosovës dhe të rivitalizohet Trepça

30.09.2016 13:12:52

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të “ndryshojë prioritetet”.

Ai ka thënë se demarkacioni e Asociacioni duhet të tërhiqen me versionin aktual siç janë dhe se qeveria duhet të ketë dy gjëra si kryesore në listën e prioriteteve: Ushtrinë dhe Trepçën, transmeton lajmi.net.

Lexoni më poshtë postimin e tij:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

1. Meqë Demarkacionin është tërhequr nga votimi në Parlament dhe Asociacionin është gjetur se është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës;

2. Dhe meqenëse këto dy marrëveshje kanë mbërritur në një pikë të kundërshtimit të përgjithshëm politik e popullor;

Eshtë e domosdoshme që Qeveria e Kosovës, të heq dorë nga eksperimentimi i mëtejshëm me to, dhe t’i tërheq ato në versionin e tanishëm.

Kosova sot përballet me një varg çështjësh të tjera të rëndësishme dhe urgjente për t’u zgjidhur, që nga lufta kundër krimit e korrupsionit e deri te shfrytëzimi i resurseve natyrore, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Dy prej temave kërkojnë zgjidhje të menjëherëshme janë

A) Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, duhet të bëhët urgjentisht, dhe shtyrja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, po bëhët pa asnjë arsye të qëndrueshme
.
B) Trepça, si njëra prej potencialeve më të mëdha të Kosovës, duhet të revitalizohet urgjentisht dhe të mos lihet kështu siç është, në duart e eksploatuesëve ordinerë!