Hardinaj merr malin

25.03.2018 17:20:58
Haradinaj, nuk po iu ndahet bukurive natyrore, bjeshkëve të vendit.

Haradinaj, kohëve të fundit, pothuajse çdo fundjavë, viziton një vend ndryshe të Kosovës.

Javën e kaluar ai ka vizituar bjeshkët e Istogut, ndërsa sot malet e larta të Suharekës.

Ai sëbashku me miq të tij, është ngjitur këtyre bjeshkëve të thepisura, duke treguar kështu për dashurinë që ka për natyrën.

I pari i Qeverisë së Kosovës, nuk duket aspak i lodhur, përkundrazi shihet plot energji dhe pozitivitet ndonëse ka çarë bjeshkën e mbuluar me borë.