Virusi vdekjeprurës vjen pranë Shqipërisë, dyshimet për rastet e reja

29.01.2020 10:33:59

Dyshime të reja janë shfaqur për koronavirusin në Europë teksa harta zyrtare e Wikipedia ka përfshirë në vendet me të dyshuar Greqinë, Italinë dhe Spanjën.

Në Itali ditën e djeshme disa turistë nga Hong Kong të cilët udhëtuan për në Milano të Italisë u ndaluan në aeroport dhe dyshohen si persona të prekur me virus.

Po ashtu në Greqi disa turistë kinezë nga Wuhan, u ndaluan në aeroportin e Athinës por më pas u lanë të shkonin për në ishullin Santorini.

Kurse një grua në Torrevieja të Spanjës është futur në karantinë pasi doktorët kanë parë se 66- vjeçarja ka treguar shenja koronavirusi. Ajo po ekzaminohet në spitalin e Kosta Blankës.