Hasan Spahiu: Darka e Lamës edhe në Embrach të Zürichut

30.10.2016 22:41:46

Nga Hasan Spahiu

Sot në Embrach, Nëndega e LDK- së e Zürichut organizoi festën Darka e Lamës

Në ambient shumë të bukur, me emër lë lashtë ilir, Rozafa e njohur si legjendë shqiptare me pronar Irfan Morinën, lidhej shumë bukur me festën tonë arkaike.  U krijua një atmosferë impozante e pjesëmarrjës nga të gjitha viset e Zvicrës kantonale. Kishin ardhë nga Burgdorfi, nga St. Galleni e Apenzelli. Kishin ardhë të gjitha grupmoshat. Prinin fëmijët, nënat e pastaj baballarët. Kryesia e Nëndegës ishin rradhitur për të i pritur musafirët. Përshëndetjet ishin vëllazërore dhe miqësore por në zgjatjen e dorës kishte vështirësi sepse ato ose ata kishin nga një tepsi në dorë. Nuk kishin ardhë duarthatë. Kishin sjellë specialitete të llojëllojshme.

Kësaj here Nëndega nuk bëri politikë por solli një copë traditë nga Atëdheu. Sa më mirë e njeh kulturën tënde aq më të lehtë do ta kesh integrimin. Programin e begatuan këngëtarët Dile Zabeli dhe shkodranja Albana Mesuli, shoqëruar nga orkestra Sebastian. Kënduan për çdo lavdatë, që nga burimorja gjërë te poullorja. Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti kryetari i LDK së për Zvicër zotëri Haki Latifi, ndërsa kryetari i Nëndegës Lulzim Maliqi, si  Zot shtëpie e lexoi lutjën e falënderimit për bereqetet qe i ka falë Zoti dhe djersën e derdhur për prodhimin e tyre. Herë pas here Ansambli Vatra me defilimin e tyre, luajtën ca valle me motive burimore. Kishte edhe vjersha nga nxënësit e shkollës shqipe. Nën moderimin e Hasan Spahiut, çdo gjë shkoi në rregull. Darka e Lamës, festë kjo, që rrënjët i ka në parahistori, kur të parët tanë kishin Zot Diellin (solisticitin) u mirëprit nga të gjithë mirë dhe ishin falënderues në Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugovën që ia hoqi pluhurin historik kësaj feste, që mos ta mbuloi harresa. Gjatë ndarjes të gjithë ishin falënderues për organizimin e kësaj darke dhe shprehnin gatishmëri që vitin e ardhëshëm do të organizohemi më mirë. Një kontribut të rëndësishëm e dha edhe Nëndega e Zimmerbergut me aktivistin Ilaz Spahiun.

darkaelameshasan1