Hasanbegu edhe sot në kërkim të foshnjës 16 muajshe

20.08.2016 10:03:33

Familjarët e vogëlushes 16 muajshe, Elife Fejzullahu, njoftojnë se sot për herë të fundit do të kërkojnë foshnjën e zhdukur që para dy javëve, kur edhe ndodhën vërshimet që lanë pas vetes shumë viktima dhe shkaktuan dëm të madh material në disa zona të Shkupit në Maqedoni.

Në kërkimet e sotme përveç banorëve të Hasanbegut dhe një numri të madh të vullnetarëve nga vendet e tjera, do të përfshihen edhe ushtria dhe policia.