Hasani: Mos i helmoni fëmijët me alkool e duhan!

07.10.2016 12:12:56

Duke  lejuar  që fëmijët të blejnë  duhan edhe pse nuk e kanë kaluar moshën e pjekurisë po shkelen parimet e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve dhe legjislacioni Kosovar  për duhanin.

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës , Avdullah Hasani  tha se, të miturit nuk duhet  të lejohen të konsumojnë dhe tu shitet  alkool ose pije alkoolike në klube apo pabe e vende publike.

“Qeveria e  Rinisë Evropiane të Kosovës ( KREK)  më qëllim të përmirësimit të imazhit të Kosovës si një vend që ruan dhe garanton liri dhe barazi për të rinjtë e saj  përmes kësaj konference, ka për qëllim të informimit dhe  krijimit të një mbrojtje preventive dhe efikase të të miturve nga dukuritë negative, duke kërkuar nga afaristët  që ti respektojnë normat ligjore dhe ndërkombëtare për ndalimin e shitjes së duhanit tek të rinjtë nën moshën 16 vjeçare”, deklaroi Hasani.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministrin tjera gjegjëse  duhet të organizojnë takime e trajnime, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shitësve të duhanit për moshën minimale ligjore të lejuar në Republikën e Kosovës  si dhe angazhimin e tyre për të mos u shitur cigare të miturve.

“Gjithashtu nëpër ambientet e shitjes së produkteve të duhanit nëpër pikat e kontaktuara duhet të mbështes dhe financoj letër ngjitës të dukshëm për konsumatorët, me mbishkrimin: “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç” dhe në këtë mënyrë edhe inspektorët shtetëror  dhe sektori privat të jenë më efikas në parandalimin e kësaj dukurie e cila po i shkatërron të rinjtë Kosovar , u tha  nga drejtuesit e Rinisë Evropiane në Kosovë.