Hasani: Nijazi Kryeziu e ka treguar karakterin e vet

02.08.2016 22:19:59

Bujar Hasanit nuk i ka bërë shumë përshtypje lakmi i emrit të tij, nga Sekretari i PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu, në përgjimet me Adem Grabovcin.

Hasani thotë se nuk dëshiron të merret me fyerjet që Kryeziu i ka bërë në këto përgjime.

“Nuk po më interson kjo punë hiq. Secili njeri e ka karakterin e vet. Ai e ka treguar karakterin e vet”, tha shkurt Hasani për “PrizrenPress”.

Ndryshe, në audio përgjimet ndaj Adem Grabovcit, të publikuara të hënën nga portali “Insajderi”, në një nga bisedat me një nga kolegët e tij partiak (Nijazi Kryeziun), dëgjohet ky i fundit duke e ofenduar rëndë Hasanin.

Biseda zhvillohet për Bujar Hasanin, e që bashkëbiseduesi pretendon se i takon LDK-së.

“Bujar Hasani… Ja q***sha nanen Naitit, se Bujar Hasani është drejtor i LDK-së…”, thotë ai në një moment të bisedës me Grabovcin.

“Le ta q* nanën Naiti, bashkë më të”, vazhdon ofendonim, i njëjti, ndaj Hasanit.