Hasani: Roli i rinisë po fuqizohet, në vjeshtë anëtarësohemi në dy organizata ndërkombëtare

22.07.2016 12:01:59

Zyra e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës thekson se i ka bërë të gjitha përgatitjet për ta ndërkombëtarizuar KREK-un.

Lajmin se Kosova në vjeshtë do të pranohet zyrtarisht në Organizatën ndërkombëtare të të rinjve dhe do që të marrë pjesë në dy samite të organizuara nga kjo Organizatë, kreu i KREK-ut Avdullah Hasani, sot  u  ka kumtuar Qeverisë së KREK-ut dhe u ka kërkuar që t’i përzgjedhin 7 studentët më të dalluar nga Kosova që ta prezantojnë Kosovën.

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, ka thënë se institucionet e vendit mund të bëjnë shumë më shumë për të rinjtë.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi që të na përkrahë të jemi pjesëmarrës në shumë nisma të të rinjve në nivel të Evropës dhe botës. Konsideroj se Kuvendi Qeveria e Kosovës, kanë mundësi të bëjë shumë më shumë duke përkrahur institucionet dhe organizatat e të rinjve të anëtarësohen në projekte dhe asamble ndërkombëtare”, ka deklaruar Hasani.

Sipas tij, pjesëmarrja në këto organizata do t’i sillte Kosovës të ardhura dhe mundësi që të rinjtë të inkuadrohen  në programe të ndryshme.