Hasani: Vepra e komandant Kumanovës na shtynë të punojmë edhe me shumë për shtetin

25.08.2016 19:04:34

Një delegacion i Nismës për Kosovën në krye me kreun e saj, Fatmir Limajn kanë bërë homazhe në 18 vjetorin e rënies se Komandant Ismet Jashari- Kumanova.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Bajram Hasani, nëpërmjet llogarise së tij në Facebook ka shkruar se vepra e luftëtarëve si komandant Kumanova i shtyen të punojne edhe më shumë për të mirën e shtetit për ndërtimin e të cilit ai nuk ka kursyer as jetën.

Më poshtë postimi i plotë i Hasanit:                                  

Sot në 18 vjetorin e rënies përkujtuam komandant Ismet Jashari -Kumanova.  Sot përkujtuam Komandant Kumanovën dhe dëshmorët e tjerë të brigadës 121. Krenarë deri në përjetësi me veprën tuaj! Vepra juaj na shtyen të punojmë edhe më shumë për të mirën e këtij shteti, për ndërtimin e të cilit ju nuk kursyet as jetën.

Lavdi për veprën e Komandant Kumanovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!