Hashim, çka na duhen shkallet ?

29.12.2018 22:52:55

Kush është “baba” i pavarësisë së Kosovës?

Pa krahun e Rugovës dhe krahun e UÇK-së nuk ka marrëveshje

Ramush mos u bâ i lig, qëndro!

Shpesh kisha mendua me i pyet politikanët e Kosovës, që nga “presidenti” : Pse i kemi shkallët?

Po, zotrinj shkallët janë me hyp e sipas juve me ndejtur atje ku jeni, në tavan, në stog te sanës apo të talles, në … Kulm të shtëpisë por ato shërbejnë edhe për me zbritur në tokë.

Në fjalorin e gjuhës shqipe, kjo fjalë shpjegohet kështu: “SHKALLE f.

Laku i litarit, që varet në anë të samarit dhe që shërben për të vënë këmbën në të, kur hipim në kafshë. Vë këmbën në shkalle.”

Por fjala “shkallë” ka edhe kuptimin figurativ, zbrit se e then qafen më vonë.

Kush është “baba” i pavarësisë” ?

Por po dalim te Hashimi. Ai paska shkua te familja e Ibrahim Rugovës dhe atje iu paska qit hi syve por atyre po iu pëleqen se iu ka mush sh`pia me dukat “Thaçi ka thënë se po e viziton rezidencën e familjes Rugova me qëllim që t’ia urojë atyre Ushtrinë e KosovësHashim Thaçi te familja Rugova për Ushtrinë: Ibrahim Rugova ka merita të mëdha, e me një titull që ti vret sytë “Thaçi: Mirënjohës trashëgimisë shtetformuese të Presidentit Rugova”.

Po ky Hashimi para pakë ditëve, para 37 deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka paska thënë edhe këto fjalë “Teksa ka kujtuar veprimtarin tashmë të ndjerë Adem Demaçi, Thaçi ka thënë se Kosova ka humbur ‘simbolin e rezistencës dhe babanë e pavarësisë së Kosovës”. Ky konstatim i Thaçit më shumë duket si një hakmarrje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Ibrahim Rugovën si ‘babanë e pavarësisë së Kosovës”, e të cilët s’po i bashkohen presidentit në dialogun me Serbinë”. (Thaçi i hakmerret LDK-së, e quan Adem Demaçin baba të pavarësisë së Kosovës).

Kishte shumë reagime nga ldk-k-ucat por mua më pëlqeu më së shumti një i një mikut tim, Liri Loshit, “A do të ndalet ndonjëherë në jetë Hashim Thaçi dhe të reflektojë për hipokrizinë e tij, si rasti kur ai flet për Ibrahim Rugovën dhe thotë një gjë që nuk e ndien as nuk e mendon, por mendon se ashtu duhet thënë për të fituar poena politikë, apo për ta arritur një synim politik. Apo ky mendon se të qenit në pushtet dhe të qenit në jetë të zakonshme paraqesin dy gjera të ndryshme dhe se njeriu duhet t’i ketë dy persona të ndryshëm brenda vetes?! Por, problemi tash shfaqet te raporti i Hashim Thaçit me secilin prej nesh që kemi zgjedhur ta kemi vetëm një person, pra veten tonë, dhe që kujdesemi të kemi dinjitet: a jemi ne të gjithë budallenj, apo jemi thjesht njerëz që nuk marrim gjë vesh nga jeta?! Dhe, si duhet t’i edukojmë fëmijët tanë që të kenë jetë më të suksesshme, por edhe të dinjitetshme njëkohëisht? Në mënyrën tonë, apo në mënyrën e Hashim Thaçit?!

Po çka tha tjetër Hashimi si dëshmitar se?

“Seanca për çështjen “Syri i Popullit”, ka përfunduar. Dëshmitari i fundit ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më herët kishte kërkuar që seanca të mbahet e mbyllur, me arsyetimin se rrezikohej sekreti shtetëror.

Çështja “Syri i Popullit”, dëshmon para gjykatës Hashim Thaçi”.

Këtu ai paska kërkua denim sa më të rëndë për Albin Kurtit se sot na doli në televizor Sylë Hoxha dhe ia dhe “besën” se si ti shkon lënda me shkrim do të “shikoj” a ka bazë ligjore për aktakuzë a jo?

O Zoti iu hupt farën krejtëve me polikanë e prokurorë, po ku keni parë ju që në cilësinë e dëshmitarit, presidenti të kërkoj “dënimin” e të akuzuarve?

Po edhe sikur ti m`shelim sytë e ta pranojmë deklaratën e Hashimit si të vërtetë, a është kjo e mjaftueshme?

Prokuror, pse nuk po e e akuzoni ju Hashimin që iu ka thënë “të kidnapuarve”: “Krejt kemi me ju myt juve të ldk-së, edhe kryetarin e juaj, Ibrahim Rugovën e kemi me iu gjuajt si sterrvina në ravina”?

A e din prokurori Sylë Hoxha e Lumezi këte?

A e din ata se Hashimi nuk ka pritur fjalën e prokurorit dhe “vendimin” e gjyqit por prokurorë e gjyqtarë vetë  është bërë dhe i ka përvjel duart e të lidhur i ka rrehur derisa iu ka shkua shurra e gjaku deri në bythë. Ai i ka krye punët me ta në “Luftë”?

Qe një shkrim nga dhjetëra të tjerë që i kam publikua e po aq të tjerë dhe një fejton e kam gati, se shpejti.

Hashim e ju prokurorë, lexojeni e merreni si bazë për ngritjen e aktakuzës kundër Hashimit. Ai para juve, Millaku e ka heq aktakuzën.Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!SINAN KASTRATI.

Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin! – Çka thotë Agim Mehmeti për Bislim Zyrapin? A ishte Bislim Zyrapi bashkëpunëtor i UDB-së? Zv. Ministri i Ministrit të luftës të Kol. Ahmet Krasniqit, Agim Mehmeti, Kolonel që ishte edhe profesor në akademinë ushtarake në Sarajevë thotë:www.botasot.info


Jam i përgjegjshëm dhe shumë i ndërgjegjshëm këto që shkruaj.

Ramush, të lumtë

Më mbeti merak që nuk me folur për Isën dhe ldk-ucat e LDK-së dhe qëndrimin shumë burrëror të Ramush Haradinajt për taksën 100% për mallrat e Serbisë.

LDK-uca, “Ju s`jeni as hajri i turkit e as sherri i shkaut”

E sa për Isën dhe ldk-ucat, kam disa fjalë: Po mos të ishte Ramushi, kryeministër, ai që është, ju, ldk-uca as që kishit guxua me i prue eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit në Kosovë.

Isa paska thënë “Pa krahun e Rugovës dhe krahun e UÇK-së nuk ka marrëveshje”. Oh tu thafshin dy krahët ty po ku kishte dy “krah” Kosova?

“Ju s`jeni as hajri i turkit e as sherri i shkaut”

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 29 dhjetor 2018