Hashim & Kadri !

27.03.2019 00:44:13

Nga Fatmir Bajraj

S’jeni shtetarë por matrapazë politik, sot e gjithë ditën. S’keni parime, s’keni sedër, s’keni njerëzi…!. Zatën, mos manipuloni me familjarë e t’mbijetuar t’masakrave e dhunës së shfrenuar të regjimit të Millosheviqit dhe Serbisë fashiste n’gjithë Kosovën.

Pjesëmarrja e juaj n’pëvjetor të martirizimit të atyre që deshën vendin ma shumë se ju, dhe qendresën e paguan me jetëra, nuk nderon familjët e tyre, nuk nderon martirët dhe kombin. – Dy orë n’përvjetor në 365 ditë, është hiq, është farsë dhe manipulim me ndjenjat e atyre që humbën m’a t’dashurit, humbën familjët, prindërit, fëmijët…!

Kadri& Hashim !

Shqiptarët n’ditë dhëmbje, përkujtimi e ngushëllimi, kanë zakon & traditë ; t’presin e t’përcjellin njerëzisht, ngase kanë integritet e dinjitet të kutivuar ndër breza, por ju dhe kasta e juaj kriminale nuk meriton respekt të tillë, por keni shkue aq largë, sa keni humbë edhe sensin dhe arsyen e reflektimit. Ju, u keni borgj këtyre familjeve, familjarëve t’viktimave dhe t’martirizuarve për lirinë e truallit, ngase u ngritët n’pushtet mbi gjakun e tyre dhe më pas ; yll polar kishit dhe keni edhe sot e gjithë ditën, përvetësimin, pasurimin dhe zhvatjën n’dëm të Atdheut. Familjët që pësuan, nuk kerkuan kurr lëmosh, por Drejtësi, e ajo u mungoj që 20 vite, ngase kasta kriminale n’pushtet, Drejtësinë e munguar, e kontrabandoj me pushtetin për vete dhe vetëm për vete

Familjët e dëmtuara, s’duan lot krokodilli, fjalime patetike & patriotizëm folklorik, por duanë përgjegjësi për drejtësinë e vonuar, bashkëfajtorë të kësaj padrejtësie jeni edhe ju, Hashim,

Kadri & Co! Hashim, Kadri & Co !

Ju s’do t’reflketoni kurr, ngase jeni t’pacipë, t’pa moral & t’pa njerëzi…! S’keni ftyrë e as sedër, zatën ; manipulimi dhe sterkeqja janë metodë dhe parim i sjelljës suaj n’kundershtim me kodin gjenetik të shqiptarëve ndër shekuj…! Nuk keni lënë vlerë pa përmbysë, s’latë vyrtyt pa e përbaltë e traditë pa e përbuzë…! Mos qofsha n”lekurën tuaj…!

f.b