Hashim, mos rrej më zi se shkiet: me ligj FSK nuk bëhet Forcë e Armatosur

19.03.2017 11:29:05

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi ka zgjedhur mediet në Tiranë për të vazhduar rrenat e tij lidhur me nismën e tij ligjore, disa prej të cilave i përsërit për të satën herë, kurse ndonë e thotë për herë të parë.

1.Në këtë kontekst, Hashim Thaçi rren kur thotë se “duke respektuar edhe Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, mandatin dhe misionin tim si Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës, kam propozuar nxjerrjen e projektligjit që do të nënkuptonte themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.”, sepse me nismën e tij ligjore, nuk mund të bëhet themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës – FAK, pasi që për këtë kërkohet ndryshimi i nenit 126 të kushtetutës. Dhe pa ndryshimin e kushtetutës nuk mund të ndryshohet emrëtimi i FSK-së në FAK. Në bazë të kësaj, del se me nismë ligjore mund të ndryshohen kompetencat, por jo emërtimi. Por, sipas ligjit aktual për FSK-në, përkatësisht në bazë të pikës 3 të nenit 9 të këtij ligji, është e prëcaktuar se duhet të autorizohen nga Prania ushtarake nëdrkombëtare në konsultim me Përfaqësuesin civil. Pra, Hashim Thaçi rren kur thotë se me nismën e tij ligjore do të themelohen Forcat e Armatosura të Kosovës, por edhe për ndryshimin e kompetencave do të duhej një proces bashkërendues me KFOR-in, përkatësisht NATO-n. Aq më tepër se gjithë procesi i transformimit të UÇK-së në TMK dhe i TMK-së në FSK është bërë në bashkërendim dhe nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe të NATO-s në përgjithësi. Me këtë nismë ligjore, Hashim Thaçi nuk merr parasysh qëndrimet e SHBA-ve dhe të NATO-s, por në mënyrë të njëanshme mundohet të ndryshojë funksionet e FSK-së, prandaj ka hasur në kundërshtimet e tyre. Pra, SHBA-të dhe NATO duan që të respektohen përcaktimet kushtetuese për FSK-në dhe bashkërendimi me to lidhur me funksionet e reja të saj.

2. Rrena e dytë që thotë Hashim Thaçi është rrenë e njohur, por e konkretizuar dhe e qartësuar më tej si rrenë. Hashim Thaçi në mënyrë të paskrupullt rren lidhur me ndërlidhjen e konsensusit të serbëve për shndërrimin e FSK-së në FA me vendet e rezervuara, dhe me numrin e atyre vendeve. Më konkretisht ai thotë: “Vendimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës e kemi marrë qysh në vitin 2014. Në atë kohë të gjitha komunitetet serbe dhe joserbe, 25 prej tyre në parlamentin e Kosovës kanë qenë të zotuar të votojnë për themelimin e FAK-ut, por ka pasur mekanizma politikë nga komuniteti shqiptar që nuk ishin të gatshëm të pajtoheshin me të drejtat e rezervuara për 5 vende shtesë në kuvendin e Kosovës për to. Dhe me këtë arsyetim ne nuk jemi pajtuar që të shkohet në votim për FAK-un, kështu që tash e tri vite jemi peng i atij gabimi politik të 2014, të atyre subjekteve politike. Ndërsa tani jemi peng të refuzimit të plotë të Listës Srpska.”. Së pari, nuk është e vërtetë se serbët kanë dhënë konsesnus për transfomimin e FSK-së në FA, dhe këtë e kanë përgënjeshtruar vetë, por edhe Vjosa Osmani në një tryezë të organizuar pak ditë më parë, e cila ka thënë se serbët as që kanë dashur të diskutjnë për këtë punë. Së dyti, me Pakon e Ahtisarit, përakësisht në pikën 2 të nenit 3 të saj, thuhet: “Për dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës do të ketë (20) ulëse të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në Kosovë, në mënyrën vijuese: dhjetë (10) ulëse do t’u ndahen partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe dhjetë (10) ulëse do t’u ndahen komuniteteve të tjera”. Pra bëhet fjalë për 20 vende të rezervuara, e jo për 5 vende shtesë. Madje as kushtetuta e Kosovës nuk flet fare për vendet e rezervuara, por vetëm për vende të garantuara (pika 2.1 e nenit 64). Duke kundërshtuar vendet e rezervuara, LDK ka respektuar parimet e Pakos së Ahtisarit, pra nuk ka lejuar të preket ajo, e që do të ishte precedent për ta prekur edhe për çështje të tjera, si dhe ka respektuar kushtetutën e Kosovës. Së këndejmi, LDK jo që nuk ka bërë ndonjë mëkat, por është sjellë në përputhje me parimet e Ahtisarit dhe të kushtetutës, por duke akuzuar LDK-në për këtë çështje, Hashim Thaçi veçsa po mundohet të mbulojë rrenën me rrena të tjera. Dhe rrenë është konsesusi i serbëve për FSK-në, e rren është edhe përgjegjësia e LDK-së për një konsensus që nuk ka ekzistuar.

3. Në kuadër të rrenave, Hashim Thaçi e pranon de facto se nisma e tij ligjore nuk ka përkrahje ndërkombëtare, por ai thirret në 110 kuvendarë që do ta votojnë nismën e tij. Bile ai bën një krahasim idiot kur thotë  “duhet ta potencoj se nëse deklaratën e pavarësisë së Kosovës e kanë votuar dhe nënshkruar 109 deputetë, propozimin për themelimin e ushtrisë do ta votojnë 110 deputetë që kanë deklaruar”, pasi që  Deklarata e Pavarësisë ka pasur pikërisht atë që nuk e ka nisma e tij ligjore: përkrahjen e aleatëve tanë strategjikë në krye me SHBA-të. Bile, na kujtimet e ish-sekretares së Shtetit, Kondoliza Rajz, Xhorxh Bush i Biri, qysh më 2007 kishte synuar që të bëhej shpallja e pavarësisë. Pra, edhe sikur vetëm 80 kuvendarë ta kishin nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, ajo do të konsiderohej legjitime dhe do të prodhonte efektin juridik sikurse që e kanë nënshkruar 109 kuvendarë. Kurse nisma e Hashim Thaçit nuk është bashkërenduar ne aleatët strategjikë, prandaj edhe nuk ka përkrahjen e tyre. Dhe në këtë kontekst, Hashim Thaçi tregon edhe idiot dhe arrogant kur thotë se propozimin për themelimin e ushtrisë  do ta votojnë 110 deputetë që kanë deklaruar”, sepse ai sikur po mëton të bëjë shantazh ndaj SHBA-ve dhe NATO-s, duke luajtur me numra. Ndërkaq, kur është fjala për 110 kuvendarë, ata kanë deklaruar votën tyre pro ushtrisë së Kosovës, e jo pro aventurës personale të tij për protagonizëm negativ dhe për të vënë bazat e ushtrisë serbe në Kosovë. Nisma e Hashim Thaçit nuk e bën FSK-në FAK, sepse, siç doli edhe më lart, kjo mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, por edhe kompetenca të tjera që nuk i ka në ligjin aktual, nuk mund të bëjë pa bashkërendim me KFOR-in, sepse me ndryshim kompetencash duhet të harmonizëhen me konpetencat e misionit të NATO-s. Pra ligji i FSK-së është një ligj që nuk mund të ndryshohet në mënyrë arbitrare nga Kuvendi i Kosovës, pikërisht të autorizimeve dhe kompetencave që mund të jenë të KFOR-it, e që do të thotë, edhe pse de jure, Kuvendi mund ta ndryshojë lgjin, është KFOR që duhet të delegojë kompetenca te FSK, e cila nuk bëhet dot FAK.

Si përfundim mund të thuhet se Hashim Thaçi ka ndërmarrë një nismë ligjore për protagonizëm personal dhe për këtë nuk ka bashkërenduar procedurat me institucionet e Kosovës dhe me aleatët tanë strategjikë, madje në kundërshtim me qëndrimet e tyre, jo për të bërë FSK-në FAK, se nuk bëhet dot pa ndryshime kushtetuese, dhe as de facto nuk mund të ketë kompetenca pa delegim nga KFOR. Në anën tjetër, gjithë ky proces del të jetë bashkërenduar me Serbinë dhe Vuçiqin, dhe nëse me ligj nuk bëhet FSK – FAK, dhe nëse nuk mund të marrë kompetenca pa i deleguar apo trasferuar KFOR-i, atëherë del se në thelb, po synohet të bëhet një pështjellim në marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë, si dhe të hapen rrugë për opsione të tjera: krijimi i një ushtrie serbe në Kosovë, si bazë për një “Republika Srpska”, ose edhe për tensionim dhe destabilizim të Kosovës.