Hashim Thaçi: Ati i Shenjtë më njoftoi për planet për njohjen e realitetit në Ballkan

05.09.2016 10:53:08

Hashim Thaçi ka njoftuar për një audiencë private me Papa Françeskun, dhe sipas tij kanë reflektuar “për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë”. Po ashtu, ai është njoftuar për planet e Papa Françeskut për të vizituar Kosovën. Mirëpo, Thaçi nuk ishte i qartë se çka kishte nënkuptuar Papa Françesku me “njohjen e realitetit në Ballkan”, përkatësisht a ka gjasa që ta njohë Vatikani pavarësinë e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan.

Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar