Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, apo kalëruesit e shtetit dhe të kushtetutës së Kosovës

07.06.2018 12:16:48

Nga Rexhep Kastrati

Sjelljes politiko-institucionale, përkatësisht diplomatike të Hashim Thaçit që personalzon punët e shtetit dhe marrëdhëniet me jashtë, duke bërë edhe presidentin, edhe krymeinistrin, edhe ministrin e Jashtëm, po i gjason gjithnjë e më shumë edhe sjellja e Kadri Veselit.

Nëse Hashim Thaçi gjatë viteve ka përcaktuar vetë të drejta për të kryer i vetëm punët dhe kompetencat e shumë institucioneve, qoftë në mënyrë institucionale, qoftë në mënyrë joinstitucionale, legale, apo ilegale, duke keqpërdorë pozitën e tij, por edhe duke duplifikuar institucionet tjera, edhe Kadri Veseli po e bën të njëjtën gjë.

Duhet thënë se baza juridiko-kushtetuese për gjithë ato ka qenë dhe është në Kushtetutën e Kosovës, dhe në keqinterpretimin e saj lidhur me kompetencat e institucioneve të ndryshme kushtetuese, pasi që siç kam thënë gjatë viteve, kjo kushtetutë, në këtë aspekt, është hartuar me kohë për t’iu përshtatur Hashim Thaçit, pasi që shumë kompetenca thelbësore janë përcaktuar në atë mënyrë që kanë krijuar shteg për duplifikim dhe manipulim të tyre. Kjo vlen qoftë për çështje të emërimeve në institucione të pavarura, qoftë në çështje të sigurisë shtetërore, qoftë edhe në politikën e jashtme.

Prandaj, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, injoronte, dhe madje impononte sjellje poltiko-institucionale që e nxirrnin atë si personalitet kryesor, kur ishte zëvedëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, po ashtu, gjithë autorizimet i fuste në dorë në emër të postit që mbante, dhe pasi u bë president, përsëri gjithë autorizimet i ak futur dhe po synon t’i fusë në duart e tij.

Pra, Hashim Thaçi, siç i ka leverdisur, është sjellë president dhe kyeministër bashkë, edhe pse ishte dhe është vetëm në njërin nga ta.

Edhe pse kjo është vërejtur në të gjitha fushat kryesore, megjithatë çështja e negociatave me Serbinë, ka vënë në dukje në mënyrë më të qartë këtë që po them, pasi që këto negociata dhe përfaqësimin institucional, e ka bërë siç ka dashur vetë: sa ishte kryeministër, negocimin e konsideronte të drejtë kryeministrore, kur u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, duplifikonte përfaqësimin institucional të kryeministrit, tashmë kur është bërë president, edhe formalisht po mundohet të marr kompetencën për të bartur në duart e tij këtë negocim.

Në planin praktik, po ashtu, Hashim Thaçi, ka kryer një proces negociator ilegal dhe të ndryshëm nga procesi negociator në Bruksel, duke zhvilluar takime sekrete dhe josekrete me Aleksandër Vuçiqin, edhe jashtë formatit dhe qëllimit të negociatave të udhëhequra nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Fedreca Mogherini, e në të cilat është negociuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, pra është negociuar jo vetëm në kundërshtim me kompetencat e tij, por edhe në kundërshtim me frymën e kushtetutës së Kosovës.

Edhe Kadri Veseli, ka vite që këtë lloj sjellje politiko-institucionale e ka bërë edhe sjellje të tij, pasi që ka vite që ka duplifikuar kryeministrin, edhe pse ishte dhe është kryetar i Kuvendit, dhe vendi kishte dhe ka kryeministra që me kushtetutë kanë kompetencat dhe detyrimet e tyre.

Gjatë kohës kur ishte kryeministër Isa Mustafa, Kadri Veseli, nënshkruante marrëveshje ekonomike, që ishin dhe janë kompetencë e kryeministrit, apo e ministrave të resorëve të caktuar, bënte marshuta elektorale ku fliste si kryeministër, dhe madje mundohej të përvetësonte rezlutatet e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, por edhe në diplomaci, në emër të diplomacisë kuvendore, duplifikonte kompetenca dhe veprime të institucioneve të tjera kushtetuese.

Një sjellje të këtillë politiko-institucionale, kadri Veseli ka vazhduar ta shpërfaqë, madje edhe në fushaën e fundit zgjedhore në kuadër të koalicionit PAN, kur shumë pak i lihej hapësirë kandidtatit për kryeministër, e tashmë edhe kryeministër, Ramush Haradinaj, por pyetjeve kryesore përgjigje i jepte vetë ai. Kjo sjellje u pa pas formimit të kësaj qeverie, kur vazhdoi të bënte edhe kryetarin e Kuvendit, edhe të kryeministrit, edhe të ministrit të jashtëm, madje edhe të minitsrave të resorëve të caktuar.

Tërë këto vërhen qartë se bëhen në një bashkërendim me Hashim Thaçin, pasi që vërehet qartë se përplotësojnë njëri-tjetrin për të mbajtur nën kontroll, për të monopolizuar gjithë jetën politiko-institucionale të vendit dhe për të imponuar veten si faktorë të fuqishëm vendim-marrës në vend.