Hashim Thaçi: Dialogojmë për normalizim të marrëdhenieve mes vendeve tona

01.02.2017 14:06:26

Para takimit të radhës në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pret që tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen dhe që dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit.

Presidenti Thaçi, ka thënë për Radio Kosovën se sot para ditë kishte edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuqiç, në frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është me rëndësi që po angazhohemi maksimalisht për uljen e tensioneve dhe që gjithëçka të zhvillohet në kuadër të dialogutr për një bashkëpunim më të mirë në mes të vendeve tona. Gjithashtu që të shkojmë drejt një normalizimi të plotë të fqinjësisë më të mirë dhe mundësisë për një pajtim mes popujve tanë. Në kuadër të kësaj ka qenë edhe biseda ime me kryeministrin e Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.