Hashim Thaçi ia dorëzon medaljen presidenciale ish –presidentit të Kosovës, ...

Hashim Thaçi ia dorëzon medaljen presidenciale ish –presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu

22.02.2018 10:30:46

Presidenti Thaçi me këtë rast tha se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidentin Sejdiu për rolin dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij  udhëheqës që ka pasur për procesin e Vjenës për bërjen e Kosovës shtet të pavarur.

Ndërsa ish presidenti Sejdiu  tha se e çmon  vendimin e presidentit Thaçi duke e vlerësuar si punë të përbashkët në një proces të rëndë që i ka parapri pikës kulmore.

Sejdiu tha se sado që është bërë punë e madhe, kanë mbetur edhe shumë punë për t’u bërë për Kosovën.