Hashim Thaçi: Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen

Hashim Thaçi: Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen

01.06.2018 11:41:09

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve thotë se kjo ditë synon të rrisë shkallën e vetëdijesimit kundër dhunës dhe abuzimit me fëmijë, duke promovuar mirëqenien dhe të drejtat e tyre.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:

“Prindërit, shoqëria dhe institucionet, sot tërë vëmendjen e kanë te fëmijët, të cilët festojnë Ditën Ndërkombëtare të tyre. Kjo ditë e veçantë synon të rris shkallën e vetëdijesimit kundër dhunës dhe abuzimit me fëmijë, duke promovuar mirëqenien dhe të drejtat e tyre. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen. Fëmijët çdo ditë e bëjnë jetën tonë më të mirë, prandaj edhe ne duhet të bëjmë më shumë për t’iu siguruar një mjedis më të mirë atyre”, shkruan Thaçi.