Hashim Thaçi, je i dështuar i humbur

21.02.2019 00:31:44

Nga Binak Maxharraj

/Diçka nuk po te shkon, diçka nuk po ta don, diçka po don më te mbetë në fy/

Hashim Thaçi pasiqe është mbytur ne moçalin e ujërave te
pista për politikën e vetë antishqiptare për ndarjën, coptimin dhe
korigjimin e kufijve po delë kundër Kosovës dhe në dobi të Serbisë dhe
në sherbim te agjenturave slave-ruso-serbe,dhe gjithënjë e më shumë po
përjeton fiaska në skenën ndërkombëtare, por më së shumti ësht ka hanë
stupca kres nga vetë qytetarët e Kosovës të cilët nuk e përkrahë
askush, bile as partia e rij.

Pra ky njeri është i humbur, po fundosët ngdadalë ne plehun e historisë.

Por i humburi siç thotë populli mundohet të kapët edhe për kashte. Për
iden e tij për coptimin e Kosovës po mundihet të kapët edhe për te
tjërët. Kështu ai rishtas deklaroi se këtë ide e kishte edhe Presidenti
historik I.Rugova.

Vjenë këshilla Thaçi largë duart nga Ibrahim Rugova.

I vogëi je sa bubrreci te matësh më ikonën dhe vleren kombëtare dr
Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova është po ai i cili luftoi me
shpirt, zemer dhe dije për lirinë e Kosovës. Ibrahim Rugova është ai të
cilit gjatë dhe pas luftës u mundove me ja hup flamën. Gjatë luftës me
shumë luftove kundër tij se sa me shka. Pasluftes atij iu vranë figurat
më të ndritura të kombit. Nga kush, me siguri e din. Pasluftës u banë
disa antentate për ta likujdu fizikisht. Nga kush, ndoshta e din. Por pas
luftës ate asnjehrë nuk mujte me e mujtë me zgjedhje. Ishte me i fortë
se sa ti.E donte populli, e kishte në shpirt. Ai ia patë lanë një
amanet popullit për ty:

“Këtë njeri mbajeni gjithëmonë larg pushtetit sepse është i rrezikshem”

Deshtimi i ytë moral dhe intelektual shkonë edhe më largë. Tashti kur
të kanë çitë të gjithë jashtë, po mundohësh më u kapë për Rugovën ne
dobi te “tarnisë”tande për copëtimin e Kosovës, duke thanë se edhe
I.Rugova ishte për ndarjës të Kosovës. President kjo nuk është e
vërtëtë, mos trillo, mos e mashtro popullin sepse populli e dinë së
kushte ishte I.Rugova dhe për çka e sakrifikoj jeteën e tij brilante
ne sherbim të kombit. Kjo u vertet edhe me rastin e vdekjes se tij kur
ti gjithë popullu u qu ne këmb ne minis 20 grad për te percjell në
përjetesi.ishin gadi 1 milion.Nuk e përcollën vetem smirzite e partis
tende. E, tashti për poena politik,por jo qe ke ndonjë respek për te
shkonë dhe i përkulesh te varri.Ani,marria nuk ka fund.

Ti e dinë fortë mirë se Qëndrimi brilant i Rugovësnë vazhdimësi
ishte:”Kosova e pavarur në kufijtë egzistues…dhe në miqesi të
përhershme më Amerikën”,qe kësaj miqësije po mundoheni të ja futeni
thikë pas shpine.

Poashtu Hashim Thaçi e dinë fortë mirë se kujt ishte ideja për
korrigjimin e kufijeve Është ide e kahmotshme e Qosiqit te cilin
vazhdimishte e përkrahëte edhe Qosja i jonë me Dacin dhe Hazirin, qe
s’shohin larg por deri te hunda e tyre. Kjo ide është andërr dhe
projekt i kah moteshme e Serbisë, e percjellë braz pas brezit, por qe
tashti kur Aleksandër Vuçiqit i doli përball një njëri i lig, një njeri
i padijshëm që për interesat e tij personale e damëtonë edhe atedheun
e vetë.

Pra,z Hashim Thaçi hiçë dorë nga shkembimi i teritorëve. Në
këtë punë je i deshtuar, je i humbur përgjithëmonë,këtë me asnje kushtë
nuk e lejon populli i Kosovës. Nuk mundesh symbylltas qe për disa
ideologji te huaja të shkosh kundër popullit tend.