Hashim Thaçi ka përgjegjësi personale dhe institucionale për qasjen e BE-së ndaj Kosovës

07.02.2018 13:39:08

Nga Rexyhep Kastrati

Hashim Thaçi ka kritikuar nga SHBA-të Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor, përkatësisht pjesën që ka të bëjë me Kosovën, sepse nuk ka një qartësi rreth perspektivës evropiane të saj. Duhet të kujtojmë se në raport me Kosovën , BE ka vënë si kusht kryesor normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e që do të thotë se ka riktheksuar rëndësinë e negociatave në Bruksel dhe të zbatimit të marrëveshjeve që Hashim Thaçi ka nënshkruar apo negociuar deri më tash.

Në këtë kontekst, nuk mund të mos kujtohet fakti se pavarëisht dëshirës së qytetarëve të Kosovës dhe interesit të saj që BE të kishte një qartësi më të madhe dhe një qasje më pozitive dhe më konkrete ndaj saj, megjithatë duhet  shtuar se qasja e Brukselit ndaj shtetit tonë është rezultat i paaftësisë së institucioneve tona për të konsoliduar shtetin ligjor, për të ndrtuar vërtet institucione të pavarura funksionale dhe për të ndërtuar një shoqëri demokratike. Dhe përgjegjësia për këtë në radhë të parë bie mbi Hashim Thaçin dhe PDK-në, e cila që 10 vjet vazhdimisht ka qenë në krye të institucioneve të shtetit, dhe ka drejtuar Qeverinë e Kosovës në kohën kur kanë filluar dhe janë arritur marrëveshjet në negociatat e Brukselit. Hashim Thaçi ka qenë kryeministër në dy legjislatura nga viti 2007 e deri më 2014, kurse pjesëtare kryesore e koalicioneve qeverisëse në vitet 2014 e deri më tash. Gjatë kësaj kohe, raporte të ndryshme ndërkombëtare kanë qenë të mbushura me kritika për korrupsion, kapje të shtetit, krim të organizuar, ndërhyrje në institucionet e pavarura dhe për mungesë të lirisë shprehjes. vetëm gjatë viteve 2015-2016, ka pasur raporte që vlerësonin pozitivisht impenjimin e Qeverisë në funksion të luftës kundër korrpupsionit dhe të konsoldimit të shtetit ligjor.

Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në kanë qenë të vështira, sidomos sa i përket funskionimit demokratik të institucioneve, realizimit të përgjegjësive ndërkombëtare dhe qasjes së Qeveritë e Hashim Thaçit kanë pasur ndaj vetë procesit të integrimit evropian. Në Strategjinë për Ballkanin perëndimor, BE ka bërë të qartë se nuk do të pranojë shtete që kanë probleme me fqinjët, e që do të thotë se Kosova duhet të nromalizojë dhe të stabilizojë marrëdhëniet me fqinjët, e që më tej do të thotë se i ka kusntuar shumë në këtë proces, mosratifikimi i Marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi. Pavarësisht cilësisë së kësaj marrëveshjeje,e dhe pse ka disa raporte ndërkombëtare dhe të SHBA-ve në favor të saj, megjithatë, negocimi dhe përmbajtja e asaj marrëveshjeje, mban vulën e Hashim Thaçit, por për ironi, edhe kundërshtimet ndaj saj kanë ardhur pikërisht nga partia e tij dhe nga partitë e dala nga linja e Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste.

Shtetet e pavarura dhe institucionet ndrëkombëtare kanë një vlerësim ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare dhe realizimi i tyre, përkatësisht zbatimi i tyre, është një detyrim dhe një kusht i domosdoshëm për palët që i nënshkruajnë ato. Së këndejmi, pavarësisht cilësisë së marrëveshjes së demarkacionit, dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, shteti i Kosovës, institucionet e tij, janë të detyruara që t’i zbatojnë ato, sepse si të tilla, ato marrëveshje janë bërë pjesë e së drejtës ndërkombëtare, dhe sepse marrëveshjet nuk janë nënshkruar në bazë dhe përgjegjësi private-personale, por në bazë dhe përgjegjësi isntitucionale-shtetërore.

Në këtë kontekst, moszbatimi i marrëveshjeve që Kosova ka nënshkruar gjatë viteve 2011 – 2015, kanë ndikuar shumë në procesin e integrimit evropian të saj, dhe kanë mundësuar edhe një qasje të tillë të BE-së ndaj saj. Së këndejmi, Kosova po vuan pasojat e veprimeve të papërgjegjshme të hashim Thaçit dhe linjës së Tiranës/Kretës, e cila që nga paslufta, përjashto vetëm vitet 2015-2017, vazhdimisht ka pasur në dorë qeverisjen e vendit.