Hashim Thaçi: Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të hapë perspektivë të sigurt të lëvizjes së lirë

17.08.2016 12:09:24

Presidenti i Republikës së Kosovës, në konferencën e përbashkët me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden ka thënë se edhe çështja e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të përfundojë shpejt.

“Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të përfundojë shumë shpejt, në përputhje me interesat tona shtetërore. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të hapë perspektivë të sigurt të lëvizjes së lirë. Pa kalimin e Demarkacionit në Kuvend dhe pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota edhe e lënë anash nga SHBA-të dhe Brukseli”, ka thënë ndër tjerash Hashim Thaçi.