Hashim Thaçi në Drencë bënë be, « me 124 pleq «, por mbetet shifet, se me sa gjyqtar do të bëjë be, në Hagë

27.01.2017 07:26:16

Nga Ajet Avdyli

Në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, kanë filluar lëvizjet nëper teritorin e Kosovës, që po tentojn të i shfrytëzohen si të rastësishme, për të u takuar me familjar të atyre që janë vrarë në pabesi dhe pas shpine, gjat luftës.

Në kohën kur është vrarë Haki Imeri, elita apo grupi vrastar e kishin shpallur kolaboracionist, apo siq thuhet në gjuhën e pupullit tadhëtar, apo bashkpunëtor të Sërbisë. Vrasje por edhe etiketimet për të vrarit pas luftës kishin për qëllim ;

Që të i vritnin aktivistët e LDK-së, por në opinion të arisietoheshin para popullit se e vrajtëm një bashpunëtor të Sërbisë. Kto vrasje edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit, janë të definuara si dy vrasje, në njërën anë vritet anëtari i familjes, kurse në anën tjeter, vritet komplet familja, me etiketime, të paqëndrushme para opinionit vendas. Kjo dukuri e shëmtuar që prikrisht ka ndodhë pas perfundimit të luftës, mendoj se në të ardhmën do të jetë një kaptinë e veqant, e trajtimit të historisë në Kosovën tonë.

Vrasja e tretë në këtë rast e kemi te Haki imeri aktivist i LDK-së, kur viktima e pafajshme e vrarë, për motive politike, tani, një tendencë per të manipuluar me familjen e të vrarit, duke i dhënë epitete, bile duke shkuar edhe më largë duke e shpallur hero të Kosovës.

Mendoj se ky apsurditet i pa parë ndonjëher, dhe i pa dëgjuar, është një rast eklatant e një tendencë për të manipulue me familjarët e viktimave mu në prag të fillimit nga puna të Gjykatës Speciale.

Tendenca që permes Kanunit të Lekë Dukagjinit, ta lajnë vetën e tyre është një rast, që na jep me kuptue, se sa e sa raste të tjera deri më tani janë provuar, për të i bind dëshmitarët që të dëshmojn ndryshe. Këto raste janë në presion i drejtperdrejt, e kërcnim që familjarët e dëshmitarët të heqin dorë nga dëshmitë e tyre, me çka situata të tilla kemi pas boll, bile edhe në Gykatën e Hagës, në rastin Haradinaj dhe Lima.

Rastet e tilla kur familjarëve të viktimës u thuhet se unë të bëjë be ; « me 124 pleqë », nuk janë asgjë tjeter pos një kërcnim, ku sipas Kanunit, njifet si laraje e vëtës, por edhe kërcnim i drejperdrejtë per palën e dëmtuar, se unë të kam bërë be !!!!!!!, e ti kujdes me veprimet e tauja dhe dëshmitë tuaja.

Hashim Thaqi para disa kohësh, me dekret të nënshkruar, kërkoi nga Prokuroria e shtetit që të filloj hetimet, për të gjitha vrasjet e pas luftës në Kosovë. Por tendenca që një kryetar shteti, kërkon që permes të drejtës kanunore të manipuloj me viktimat e vrara pas luftës, është diçka që këtë shoqëri e kthenë mbrapa, te Kanuni, te kabilet e te komuniteti primitivë, me çka para botës dhe para opinionit dalim shumë qesharak dhe jo kredibil për të drejtue me shtetin. Rastet e tilla kur një president betohet para Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjeter betohet edhe para Biblës e Kuranit, por edhe bënë be !!!, « me 124 pleq « , është një rast per të u mbajtur në mend një kohë të gjatë, me që raste të tilla, jo vetëm që nuk kemi patur, por edhe janë të veqanta, me që as që kemi ndëgjuar.

Presidenti bëri be në Drenicë, « me 124 pleqë », por sa do të ketë mundësi, dhe se a do t`a toleroj Gjykata Spaciale të bëjë be në Hagë, « me 124 gjyqëtarë », mbetet të shifet !!.