HASHIM THAÇI SHERRI I SHERRAVE.DUHET TË SHKARKOHET APO TE IZOLOHET.

27.04.2019 07:50:00

Nga: Binak Maxharraj

Nuk thonë kotë, ai që e ka mizën mbas veshi frigësohet edhe nga vetëvetja nga hija e vetë.Kjo i ndodhi sot Presidentit Hashim Thaçi,i cili jo me deshirën e vetë,por me insistimin e ndërkombëtarve u detyru te marrë pjesë në Komisionin hetimor të Parlamentit për skandalin qe e krijoj dhe e zbatoi vetë, për deportimin më dhunë të shtetasve turq.

Ai u paraqitë ne komision i tronditur,i hutuar,me skenar të përkatitur më parë se si të bëjë show mediatik për ti ikë të vertetes.Sjellja e tij ne Komision më tepër i gjasonte një rrugaqi se sa një Presidenti,i cili nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve te komisionit,i ovendonte anëtaret e komisionit duke u kacafyte më çdo njerin për ti ikë të vërtetes se ai dhe vetem ai qendron prapa skenarit për deportimin e qytetarve turq për ne Turqi, i cili ishte skandali i dytë i tij pas tentimit të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Më këto tentime dhe më këtë pafytyrësi të turpshmë te tij si çdo hërë u trgua si një njeri arrogant,i paedukatë,i pakulturuar dhe më kulturë shumë të ulët.

Ky njeri është shumë i rrezikshëm për sigurin nacionale te vendit,sepse vetem ky i lejoj sigurimcat e Turqisë të vijnë dhe për dritën me diell ti rrembejnë qytetaret e vetë para syve te publikut.Kuptohët se kjo ishte ba nga policia dha AKI e Kosov ës me urdhnin e tij,bile edhe pa dijën e Kryeministrit Hrajdinaj,çfarë e ka rreziku sigurin e vendit.Për këtë akt makabër të tij e falenderoi publikisht edhe Presidenti i Turqia Erdogan,qe do te thotë se ka egzistu një kordinim i mirë midis tij dhe Presidentit të turqisë.

Hashim Thaçi si i pa fytyrë qe është,si nje genjeshtarë,si një ngaterrestar në skenen politike në Kosovë,si një President përqarse,qe askush nuk i shkonë pas,por te gjithë e injorojnë,ka mbetë si një qyqe ne folën e vet,është qartë,por thuhet se ujkut të qartur duhet më ju tutë më se shumti.Së kendejmi duhet të bahet çdo gjë qe është e mujndshme qe ky njeri te largohet nga skena politike,te izolohet sa nuk i ka sjellë edhe ndonjë demë të pariparueshëm vendit.Duhet te niset procedura për shkarkimin e tij sa më parë,sepse ky njeri është sheri i sherrave,është shumë i rrezikshëm për vendin.

Është çështje urgjente qe Ambasadoret e KUIN-tit të mërrën me te tanimë kur e njohin se çfarë njeriu është dhe ta detyrojnë që të përgjigjet para komisionit hetimor.