Hashim Thaqi: Serbia kishte për synim aneksimin e veriut, e parandaluam

Hashim Thaqi: Serbia kishte për synim aneksimin e veriut, e parandaluam

24.02.2017 10:51:04

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një interviste ekskluzive për Radion publike suedeze (SR), ka thënë se Serbia ka pasur plane për të aneksuar veriun e Kosovës, ashtu si Rusia aneksoi Krimenë.

Ai ka thënë se kur bëhet fjalë për Serbinë, politika në Kosovë kurrë nuk do të jetë naive. Sipas tij, treni që dërgoi Serbia me mbishkrime nacionaliste ishte një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmet serbe në Kosovë, megjithëkëtë, kjo u ndalua.

Radio suedeze raporton se incidenti me tren është parë edhe si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe, të cilat pritet të mbahen muajt e ardhshëm dhe një përpjekje e Serbisë për të provokuar administratën e re amerikane, e udhëhequr nga presidenti Trump.

Presidenti Thaçi për SR-në ka thënë se ai personalisht ka marr garanci se Uashingtoni nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Me gjithë tensionet ndërmjet dy shteteve, sipas SR-së, presidenti Thaçi është i bindur se Serbia herët a vonë do të njeh pavarësinë e Kosovës.