Hashim, the se do e padisësh Dick Marty-n dhe nuk e bëre. A e ke fytyrën dy gishta e dy pllamë?

Demek, Hashimi don me bâ ushtri.

*Përsëri për Hashimin, ”presidentin” e Kosovës
*Çka n`dodh n`Kosovë, nuk ndodh askund n`Botë!

Në fund të viteve të 1970-ta, në gazetën e “Rilindjes”, për festën e fund motmotit, shkrimtari Ramiz Kelmendi, tash i ndjerë, shkruante nga Shkodra: “Çka ka Shkodra nuk ka bota”!
Dhe vërtetë çka kish pas Shkodra e Shqipëria, nuk kish pas kush.
Po kjo është punë e tyre, që edhe ne iu pamë sherrin atyre (e ata neve, lpk-istëve. Shyqyr Zotit që s`jemi bashkë, një “shtet” se sherrin na kishin pa “shtatë ballkanat”!).
Marsi. Muaji mars në Kosovë njihët për shumçka: për protesta, demostrata, ndryshime të dhunshme të rendit e të kushtetutës, për heroizmin e Familjës së Mixhë Shaban Jasharit nga Prekazi dhe djemëve, Hamzës e Ademit por njihët edhe për të tjera data e ngjarje jo pakë të rëndësishme, si fillimi i bombardimeve nga Forcat e NATO-s, në krye me SHBA-në, Britaninë e Madhe e aletatët tjerë të “uçk-së”, kundër Serbisë (?, uçk-së së hashimave?)
Më 18 Mars 1999, pra para 18 vjetëve në Rambuje u nënshkrua “marrëveshja”, që tash hashimi dhe hashimat e quajnë si fitore, duke u shtyrë me brryla se kush ka më shumë marre (turp) e “merita”, e shtynë kohën që Serbia të pozicionohët edhe më mirë në Kosovë me forca të tjera e ushtarë të rinj nga Kroacia e Bosnja e uçk-a e hashimit të ik për Shqipëri, para popullatës shqiptare, pa therrë n`këmbë.
“Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars 1999, marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.
Konferenca e Rambujesë kishte miratuar Marrëveshjen e saksionimit rreth ndërprerjes së dhunës në Kosovës që ishte nën mbikëqyrjen e OSBE-së, misionit të posaçëm diplomatik në Kosovë, e cila kishte parashikuar zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe vetëqeverisja substanciale e saj dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha bashkësive kombëtare në Kosovë, ku u paraparë që në një periudhë kohore trevjeçare të zgjidhjet çështja e statusit përfundimtar të Kosovës, shkruan KP”.
Kështu shkruante gazeta, e hashimat i muarën të gjitha marret e ”meritat” për të gjitha ndodhitë, edhe të kohës së sulltanëve e deri më sot, Ditën e Sulltam Nevruzit, ditën e Pranverës..
Në të vërtetë a kishte ushtri çlirimatare Kosova ?
Sipas Veton Suroit, UÇK-ja nuk ishte ushtri, nuk ishte çlirimtare dhe nuk ishte e Kosovës.
Por të kthehimi te Hashimi dhe “ushtria” e tij, tash.
Pse po i ngutet Hashimit me e formua “ushtrinë” mu tash ?
Hashimi e ka “ushtrinë” prej hiç më pakë se 8.000 policë e ushtarë që ia kanë zënë frymën Kosovës e vetit nga dhjami e majmëria.
Ata “ushtarë e policë”, janë kudo. Por jo me i mbrojt kufijtë e Kosovës e as rendin kushtetues por Hashimin dhe Hashimat.
A nuk është kjo e vërtetë?
Do të tregoj pakë më poshtë, dy raste kundër dy studentëve që u përdor dhuna fizike ndaj tyre, para dy ditëve, vetëm pse pyetën. Dhe nuk reagoi as “Këshili për mbrojtjen dhe liritë e njeriut”, i behxhtave e belbanave e të pagojëve i cili është kthye në “këshill për mbrojtjen e pushtetarëve të pdk-së e të SHIK-ut”.
Hashim, bëhu “burrë”, dorëhiqu!
Ke thënë vetë “do të jap dorëheqje”, nëse nuk e bëjmë ushtrinë. Por ke thëne me maje t`gjuhës, fole me bisht e me sherr e ke thënë Ti je i pabesë. U mundove me e luajt rolinsi të kudrës, kur iu kthen bishtin qenëve kur ata i afrohën … duke i kërcnuar deputetët se nëse ata nuk e votojnë do ti humbin mandatet …
A nuk është ky kërcnim?
A kemi shtet “demokratik” Hashim?
A ka LIRI, BARAZI … në Kosovë, Hashim?
Nëse po, pse po i kërcnon deputetët me e votua demarkacionin, ushtrinë e zajednicën?, Për zajednicën s`është problem sepse ti iu ke premtua pobratimeve tu … e pse e pëdore dhunën fizike ndaj studentëve, për fjalën e lirë?
A kjo është fjala e lirë a?
A kjo është liria a?
Ata nuk përdorën dhunë e as nuk hynë në klasë të tyre me dhunë ndërsa bandat tua, ushtruan dhunë fizike: Vajzën studente e larguan nga salla e nga shkolla ndërsa studentit ia zutë pritën: Me forcë e futën në kerr dhe e rrahën “ushtarët” tu.
Uh ta dh … lirinë që ti e propagon, o Hashim!
Por të kthehemi te “deklarata” e tij e “fundit”. Hashimi tha: “Hashim Thaqi: Njerzit nën hetime jashtë instuticioneve dhe listave zgjedhore”
-Hashim, mos na shit “dushk për gogla”!
-Boll na ke rrejt!
Ti, Hashim Thaqi, je i pari nën hetime, nga instancat e institucionet më të larta të Evropës e ato ndërkombëtare, nga KE.
A të kujtohet Dick Marty?
Dicku të akuzon: “ Dick Marty: Kryeministri Hashim Thaçi, kreu i nje organizate mafioze”. Ka edhe edhe një rezolutë të KE (Këshillit të Evropës).
Ti pate premtua se do ta paditësh Dick Martyn, pse s`e bëre?
Nuk dua ti besoj Dick Martyt e as Vetonit por ka edhe shumë të tjerë që thonë të njëjtat gjëra, edhe më keq për ty, Hashim e për “veprat” tua, punët tua të mbrapshta, të ndyta e të pista.
Unë, Sinan Kastrati, për të satën herë po të them: Ti ke kidnapua, liderë partish e deputetë, i ke burgosur dhe të lidhur e ke rrahur dhe ka dyshimime se edhe i ke vrarë, që nga gazetari Ali Uka. “A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka u masakrua nga SHIK-u në prani të Hashim Thaçit?”, thot shoku yt i idealit M. J.
I lëmë këto se janë vetëm “thash e thëme” por po të pyes ty, Hashim: A vlejnë rregullat edhe për ty apo ti bazohesh në “Bân shka t`thâm unë e mas bân shka tt`bâj unë”!

Nëse vlejnë këto rregulla, që ti i cakton, dhe jo vetëm rregullat por edhe gjyqtarët, prokurorët e .. guvernatorët …
Largohu!
U teprua!
Kupa u mbush!
Ik! Ik sa më shpejt se nuk të ka zâ akshâmi e nuk të ka qel sabahi!
IK!
Hashim, pyetja e fundit: Pse e larguat vajzën studenteshë, kur ti përralisëshe për “ushrinë” tënde? Ajo të pyeti ”A je ti presidenti i Prontos” dhe pse bandat e tua e rrahën studentin tjetër, që, edhe ai, i ngrati e hangri “si Hyra pa hiri” vetëm pse deshi të pyeste e ty tu skuq hunda si e gjelit e tu zgjat si e Pinokios nga që je janet. Nuk përdori dhunë e as nuk kishte dajak. Kishte vetëm një laps me maje të thyer.
Eu hashim eu!
-Hashim, kush kesh i fundit?
Ti ke fitua mjaft, shumë pare ke e shumë pushtet, “famë” e faqe të zezë!
Beso ose jo kudo në botën e civilizuar fjala e lirë, liria e fjalës dhe e mendimit është e lirë përveç në Kosovë, e përveç kundër teje e kundër bandave tua, të quajtuara ukç.
Edhe në Jugosllavinë Socialiste ka qenë e garantuar e “liria” e fjalës. Përjashtim bënte, J.B. Tito, Vetëqeverisja, si sistem i brendshëm dhe Mosikuadrimi, si politikë e jashtme. Këto ishin kufizimet dhe ishte e ndaluar. Po ti këto i din mirë se ke mësua ”histori” edhe në Evropë e diplloma e ke mush murin.
Këtu në Kosovë, unë i numrova vetëm ndalesa, hashimat dhe bandat e tij, shikun, të veshur me rroba të ushtrisë por ka shumë pengesa e ndalesa tjera. Shumë, shume, shumë. Sepse ka edhe “gjenerale” e “komandantë”, “drejtorë” ë “përfaqësues” politikë të tjerë. Edhe ata kishin e kanë bandat e tyre.

Çka po na duhët pra ushtria?
Po policia?
Hashim a e ke ftyrën dy gisht apo dy pllamë?
Ke thënë se e ke ndryshua gjendjen në Veri, pasi u vra polici Enver Zumberi ndërsa tash thua: nuk mund ta bind Beogradin, serbët nuk janë kundër ushtrisë së Kosovës.
A të beson kush çka po flet
Këso rrenci, nuk mundesh me gjet as në librat e Ginisit.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 21 Mars 2017