Hashim, ti je katill` e flliqt e i pabesë

01.04.2018 13:06:32

Nga: Sinan Kastrati

 

Spiunet rrefejne spiunet dhe ne bejme sikur shokohemi prej spiuneve…” R. Shahu)

Moti kam mendua me e vazhdua fejtoni tim për “Llapushën”, aty ku e kam lënë: për “Ftyren” e Fatmir Limën dhe Hashimin e … Ramushin. Këto ditë u publikuan edhe biseda të tjera nga “Pronto”

 (Paraburgimi nuk e pengonte “Ftyrën” të komunikonte me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

Biseda mes Adem Grabovcit dhe Naser Shalës, shpresoj javën tjetër se u korita) dhe disa nga “nofkat” që kanë pasur disa “komandantë” të Rognerit, në krye me Hashimin

 “Hashim Thaçi (Gjarpri)
Azem Syla (Daja i madh)
Kadri Veseli (Luli)
Xhavit Haliti (Zeka)
Fatmir Limaj (Çeliku)
Ferat Shala (Pëllumbi)
Jakup Krasniqi (Kupa)
Sylejman Selimi (Sulltani)
Rexhep Selimi (Dhjetëshi)… “

Por si gjithnjë “nxirr ni kasht`e dalin gjashtë”, Hashimi po del përpara tyre dhe sa herë doja të shkruaja, dilte Ramushi ose Hashimi, e Fatmiri, kur është Hashimi e Ramushi, nuk guxon të flas.

Dhe përseri dje ia shkrepi Hashimi. Dual para gazetarëve sikur të kshte ardhur nga “mali”.

Por ato që i tha, kush merr vesh Hashimi ishte ai që ka urdhëruar depërtimin e gjashtë turqëve për në Stamboll.

Qysh e kish qehren Hashimi?

-Qehra e dekës

Te ngratit “i kish ra qehra e dekës”. Nuk dinte ku me ia nis ani pse me ni stylograf mbante shenime, gjoja me qenë i përpiktë.

E gjeti kohën e vendin me e akuzua Albinini se merr pare nga Ajatullahet e Iranit e ushtron me grupet e veta (terroriste) në Turqi, çdo muaj.

Për Rexhep Selimin Hashimi ishte pakë më konkret, “Thaçi thotë se pak është ajo çka ka thënë Haradinaj për Rexhep Selimin (Bota Sot, 31 mars 2018).açi thotë se pak është ajo ” Kjo i bie se “Dhjetsha” ka shumë gjynahe të tjera që “kryetari” dhe “komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës” i din por i ruan për më vonë.

Po pse nuk i thua o Hashimi?

I kishe përvjelur duart sikur kur i ke rrahur aktivistet dhe deputetët e LDK-së.

Gazetaret e pyesnin ate e jo Ramushin e as Rexhepin.

Tha edhe diçka, në shpejtësi “ata që po shkruajnë në Shqipëri janë ata që e … kallen Shqipërinë më 1997”

O Zoti i madh po qysh po e duron Hashimin?

Hashimi ishte mërdhez e qitke gaca për goje

Po pse ishte skuqur i tëri deri në vesh e kishte dalur thuase ka “me qit pleh” të gjave (K. B).

Hashim, ti duhet të “lahesh” për ato vrasje, të Ali Ukës, Ahmet Krasniqit, kërcnimet, kidnapimet e Jakup Kastratit dhe Cen Deskut, ato të deputetëve të ish kuvendit të Kosovës, të dalura nga zgjedhjet e viti 1992.

Hashim a e ke vrarë Ali Ukën, Hashim?

Kush të liroj nga burgu?

A e ke burgosur Gjergj Dedën dhe e ke rrehur sikur plancin e pasterrmave, tash zëvendës ministët, Agim Krasniqin, ish oficer e deputet i LDK-së tash ambasador, Veli Bytyqin,ish gazetar i Rilindjes e deputet, tash këshilltar i yti? –Ai është milioner

Po Jakup Kastratin e Cen Deskun e i ke rrahur deri sa iu ka shkua gjaku për lug të B … deri te këmbet?

A u pajtove edhe me ta para se me i takua në katundin e Bublit, jo larg Turjakës me menzë e raki plote sofrën?

Hashim, ti je i pabesë

Hasim ti je i pabesë por kjo nuk të mundon ty dhe familjen tënde por, ty të mendon se tash të gjithë e din se ti je i pabesë. Se je i pabesë ta thonë të afërmit e tu për të cilët nuk janë hiç më pakë përgjegjës se ti e të përfshirë në vrasje.

Bardhyl Mahmuti të quan kopil (“Ish -zëdhënësi i UÇK’së e quan Hashim Thaçin kopil të Erdoganit) sepse “… Erdogani, i mbyt gylenistët duke i torturuar” dhe tradhtite tjera. Serbët ta thonë në surrat:

“Deputeti serb: Thaçi takohet më shpesh se unë me Gjuriqin e Vuçiqin”.

 

Hashim ti po na del se ke qenë dhe spiun i trefishtë: i Francës, Turqisë dhe Serbisë.

Hashim, ti mendon se kështu ka me të ec ende por më nuk të shkon “kunglli mi ujë”. E hangre, e pat puna jote,” Hanger fiq e diq”.

Edhe presidenti Nikson,pas plasi afera e “Votergejt”, menjëherë ka dhëne dorëheqje. Sarkozi ish kryetari fracësa është arrestua dhe pritet të dalë para gjyqit për shkak se akuzohet se ka marr pare nga Gadafi, rahmetlia e kancelari i gjerman Kohl është denua nga gjyqi, artiketekti i Gjermanisë së bashkuar. E ti ? -Ti e ke ndarë Kosovën! Hashim, ti e ke ndarë Mitrovicën!  Fara keqe, katilla e flliqt, he dalsh fare me ka krejt!

Hashim, nuk ke me i pshtua gjyqit por bënu “burrë” e shko dorëzohu te organet e drejtësisë sa të kanë mbetur edhe pakë ditë se dikur bëhet vonë. Gjykata Speciale po të troket në derë “Hanibale ante portas”. Kanë me të prangos sikurse Azem Sylën e të tjerët dhe sikur Milloshevićin serbët.

Unë dua edhe njëherë ta kujtoj se sot është 1 Prilli, Hashim. Ti vetëm sot, më 1 Prill behu i sinqertë e trego të vërtetën- MOS RREJ.

Prap për “Ftyrën” e Fatmirin, “Qelikun” alias Demirin nuk mbërrina se po bëhet shumë vonë e natës nuk i besohet.

 Po e përfundoj me një mendim të kristalt, si qehlibarja “Bota le ta vuaje humbjen e vet nga mos perkthimi e mos botimi i veprave te mia ne gjithe gjuhet e huaja. Le te vuaje e te pelcase.” (R.Sh) e unë do të thoja miku im, le të përkthehen fjalimet e “puna” e pistë e Hashimit.

Le ta lexojnë edhe turqit, francezët e serbët se puna e Hashimit e pat.

  1. S. Më nuk dua me paralajmërua se cka dua me shkruajt se helbete qysh e ka rrok Hashimi me hygjym, ka me e thy naj gardh të ndonjë are me kallamoq të fukarasë.