Hashimi nuk ndalet-Kosova drejt ricoptimit

04.05.2019 17:15:52

– Koha është për protesta demokratike, deri në rrëzimin-largimin e presidentit Thaçi –

Nga Xhafer LECI

Deri kur do të heshtin Unversitetet-studentët e Prishtinës, Tiranës, Tetovës dhe ata të Mërgatës?!

Nuk kanë më vlerë shkrimet, intervistat, analizat… Sepse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka ndërmend të ndalet, deri në ndarjen, coptimin definitiv të Kosovës, të cilën, në këta kufijë ekzistues, e kanë njohur 115 shtete nga e gjithë Bota, përfshi këtu edhe institucionin më të lartë botëror, Gjykatën Ndërkombëtare, duke konsideruar si të drejtë legjitime, rishpalljen formale dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovë.

Hashimi po gënjen sa po mundet, se kinse Presidenti Dr.I.Rugova, paska qenë për ndryshimin e kufijëve…!

Shikone në fotografi, Predidentin Rugova, duke ia dhuruar një guri të Minierës së Trepçës ish Premierit anglez, Toni Bler. Qëllimi ishte për t`ia bërë me dije se kjo është pasuria jonë, përmes së cilës, mund tua shlyejmë, sadopak, borxhin për të mirat që keni bërë ju për neve. Por, jo t` ia falim Serbisë pasuritë tona nëntokësore të Trepçës, të cilat mund t`i kalojnë edhe kufijtë e Kosovës,si dhe Ujmanin e Gazivodës.

As regjimi komunist i Serbosllavisë nuk ka mundur t`i ndalojë demonstratat-protestat e popullit shqiptar, në veçanti të studentëve… Nuk kam pasur rastin të lexoj asnjëherë se studentët mbrenda trojeve tona të Shqipnisë Etnike, e as ata të Mërgatës tonë, të kenë dërguar ndonjë letër fuqive të mëdha,me kërkesa për mbrojtjen e mos ricoptimit të tokave tona, siç ka ndodhur që 2 mijë vjetë, në veçanti gjatë Dy Luftërave Botërore.

Sa për profesorët e tri univesiteteve tona të sipërpërmendura as nuk po shkruaj fare, sepse e dimë mirë, që ata janë marioneta të pushtetarëve socialë-komunistë. Për habinë tonë në Shqipëri, që disa muaj protestohet, për diçka që e konsideroj shumë të arsyeshme, por nuk e kuptoj, pse po heshtin dhe nuk e brohoritën, asnjë parullë në mbrojtje të mos coptimit të Kosovës, nga sllavët e Jugut, serbo-malazezo maqedonas.

Nuk ka dëshmi më të madhe se kjo, se: presidenti Hashim Thaçi, me garniturën e tij drejtuese të Kosovës, ka arritur që të gjitha institucionet e Kosovës, t´i rrjeshtojë nën kontrollin e tij të rreptë !!!

Populli shqiptar sot po udhëheqet nga tre diktatorë komunistë të vegjël, por të rrezikshëm… Edi Rama, kryeminisër i Shqipërisë; Hashim Thaçi, president i Kosovës dhe Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, parti kjo e cila për shumë vite po i udhëheqë Shqiptarët, me pjesëmarrjen e tyre në koalicione me partitë sllave të Maqedonisë, për drejtimin e këtij vendi, pa prespektivë për interesat e shqiptarëve. Përgjegjësi mbajnë të gjitha subjektet politike dhe mbarë populli shqiptar.

Edhe nën okupimin klasik e diktatorial të ish Serbosllavisë, shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera të ish Jugosllavisë, e kishin guximin të organizonin demonstrata e protesta për barazi, liri dhe pavarësi. Pse nuk ngritemi në këmb gjithë shqiptarët, anë e mbanë trojeve tona? Edhe nëse asgjë nuk arrihet, për mbrojtjen e tërsisë teritoriale të Kosovës, së paku, për hirë të historisë, të tregojmë gadishmërinë tonë si kombë, se jemi kundër ndryshimit të kufijëve, për të cilët është derdhur shumë gjak…

Me çfarë të drejte juridike apo edhe zakonore presidenti i vendit tonë, Hashim Thaçi, ka përqendruar të gjitha përgjegjësitë institucionale të Kosovës, në duart e veta?! Shumica absolute e 7 milionë shqiptarëve të trojeve tona të Shqiprisë Etnike, nuk i beson Hashim Thaçit, se kinse edhe Amerika po kërkon ndryshimin e kufijëve të Kosovës…! Në fillim Hashimi ka deklaruar se:“ Do të ketë kompromise të dhimbshme me korigjimin e kufijëve.“ Tani na gënjen se shumica e shqiptarëve janë për ndërrimin e kufijëve, për marrjen e Preshevës, Bujnocit dhe Medvegjës…!

Askush nuk e ka të drejtën dhe nuk guxon të vedosë kundër vullnetit dhe vendimeve të popullit shqiptarë, si:

Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, Apelin e 215 intelektua-lëve shqiptarë, Ligjin për Referendum, Luftën e fundit 1998-1999 e tjerë.

Dihet se bisedimeve Prishtinë-Beograd është duke ju prirë franceti Arnaud Danjean, tani më i njohur si „mik“ i Hashim Thaçit

Gjermani-Wendlingen,  4.5.2019