HashimThaçi: Gjykata Speciale ishte projekt ndërkombëtar, nuk ka nevojë për panik

31.03.2017 21:43:50

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur.

“Nuk ka hapësirë apo nevojë për ndonjë panik, sa i përket Gjykatës Speciale, unë mendoj se kjo gjykatë do të spastrojë gjërat nga akuzat e një bote false të prezantuara dhe të pretenduara ndaj luftës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Thaçi, ka deklaruar se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, por kryesit e këtij gjenocidi nuk janë dënuar ende. Sipas tij, disa prej kryerësve të krimeve janë pjesë e pjesë e pushtetit aktual në Beograd.

Thaçi në një intervistë për emisionin “Udhëve” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka folur edhe për tema të tjera si për Forcat e Armatosura, për vrasjet e figurave publike dhe për situatën politike në vend.