HAVOLLI FLET SONTE EKSKLUZIVISHT NË 15 VJETORIN E TRUSTIT

26.12.2017 15:03:01

Sonte në “Intervista me Blerimin”, kryetari i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës, flet ekskluzivisht për RTK-në, në 15 vjetorin e themelimit të TKPK-së.

Ymer Havolli  do të shpjegojë se si janë të investuara 1.6 miliardë euro  kursime pensionale të qytetarëve kosovarë.

Ndër të tjera, ai përgjigjet edhe për mundësinë e investimit të Trustit në tregjet e kriptovalutave si është Bitcoin.

A mund të investojë Trusti në projekte si Termocentrali “Kosova e Re”? A do t’u gjendet adresa 9 milionë eurove, që nuk kanë emrat e përfituesve, por po kalojnë në buxhetin e qeverisë? Cili departament i Trustit, është duke u zgjeruar? Sa për qind të pensionit të kursyer, mund ta tërheqin kontribuesit?

Këto dhe plot pyetje të tjera, marrin përgjigje sonte prej orës 20.15 në RTK.