Haxhi Krasniqi fiton titullin evropian EBU

03.06.2018 01:32:48

Haxhi Krasniqi e ka fituar titullin në EBU në kategorinë super të mesme.

Boksieri nga Juniku, ka arritur të mposht boksierin rus Stanislav Kashtanov në WeeArena në Bad Tolz, për të fituar titullin evropian në kategorinë super të mesme.

Në një atmosferë të zjarrtë e i mbështetur jashtëzakonisht shumë nga tifozët shqiptarë, Krasniqi ka arritur të mos e diskutojë në asnjë moment fitoren ndaj Kashtanov.

Krasniqi fitoren ndaj Kashtanov e arriti pas një lufte me 12 raunde, me pikët e gjyqtarëve.

Kjo ishte fitorja e 48 për Krasniqin, që numëron gjithsejtë 53 luftëra, ndërsa për kundërshtarin e tij kjo ishte vetëm humbja e tretë në karrierë në 39 meçe.