Haxhiu: AAK kurrë nuk do të përdorë metodat e njëjta si Vetëvendosje për ta kundërshtuar Qeverinë Kurti

12.02.2020 20:54:22

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për metodat që do t’i përdorin si parti opozitare për të kundërshtuar Qeverinë Kurti.

Haxhiu ka thënë se asnjëherë nuk do të përdorin metodat e njëjta siç i ka përdorur Vetëvendosje në të kaluarën, duke përfshirë këtu edhe hedhjen e gazit lotsjellës.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në një intervistë për Telegrafi.com

“Ne dallojmë me Vetëvendosjen, dhe kemi dalluar gjithmonë. Kur kemi hedh gaz e kemi përkrahë Vetëvendosjen ngase ka qenë një interes i vendit. Por kurrë veprimet tona nuk kanë qenë të njëjta, askush nga deputetët tanë nuk e ka prek një polic me dorë e as nuk e ka shty”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se si AAK janë më të vendosur dhe më lojal se koalicioni qeverisës.

“Kurrë nuk do ti përdorim metodat e njëjta si Vetëvendosje. Ne jemi të vendosur dhe jemi më lojal. Jemi shumë më të vendosur sesa është vendosmëria e LVV-së dhe LDK-së në këtë rast”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka folur edhe për çështjen e taksës, duke thënë se ajo nuk duhet të hiqet sepse ka dobësuar Serbinë.