Haxhiu dhe Ahmeti kërkojnë para nga qytetarët për fushatë

29.05.2017 19:06:43

Lëvizja Vetëvendosje edhe për këto zgjedhje po kërkon financa nga qytetarët, për siç pretendojnë ata ndryshimin e gjendjes në Kosovë.

Kësaj radhe, Shpend Ahmeti dhe Albulena Haxhiu kanë realizuar një video e cila është postuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, në rrjetin social “Facebook”.

“Qytetar, ndihma dhe angazhimi yt ka ndalur shumë projekte të dëmshme për vendin, por sot mund të jesh faktori kryesor për ndryshim. Kontribuo finciarisht për ta mbështetur fushatën e Vetëvendosjes”, ka thënë në video ish-deputetja Albulena Haxhiu.

“Vetëvendosja është afër fitores, bëhu pjesë e fitores, bëhu pjesë e ndryshimit. Çdo kontribut i yti do të bëhet në mënyrë transparente. Kontribuo me zemër”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Kjo parti e ka shfaqur edhe linkun ku qytetarët do të mund të dërgojnë para duke filluar nga pesë euro.

” Të dashur qytetarë,

Lëvizja ka nevojë për ju. Që ta bëjmë ndryshimin së bashku, na duhet kontributi i secilit. Lëvizja nuk pranon para të pista sikur subjektet e tjera, prandaj i duhet ndihma e qytetarëve!”, shkruna në mbishkrimin e videos.

 

Sponsored by Revcontent

Click He