Haxhiu: Dialogu në Bruksel po zhvillohet pa objektiva të qarta

08.03.2017 16:59:28
Në debatin publik të mbajtur sot nga Instituti Demokratik i KDI-së i cili kësaj radhe u realizua në Gjakovë, ishte e pranishme edhe Teuta Haxhiu deputete nga radhët e AAK-së.

Deputetja Haxhiu ka thënë se ka gjashtë vjet që dialogu me Serbinë po zhvillohet pa objektiva të qarta dhe problemi kryesor sipas saj, qëndron tek udhëheqësit kosovarë.

Ajo ka vlerësuar se duhet të analizohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tani dhe më pas të shihet se si duhet vazhduar ky dialog.

Haxhiu po ashtu ka thënë se Serbia duhet të kushtëzohet deri në zbardhjen e fatit të të gjithë të pagjeturve, njofton KK.

Sa i përket transparencës së këtij dialogu, Haxhiu ka potencuar se ky proces nuk është aspak transparent pasi që marrëveshjet diskutohen vetëm pas nënshkrimit.