Haxhiu e dëshiron PDK-në në opozitë, thotë se Thaçi po e ndihmon PAN-in

08.07.2017 17:08:35

Deputetja e Vetëvendosjes Albulen Haxhiu e ka akuzuar Presidentin Thaçi se po i ndihmon koalicionit PAN dhe se po e keqinterpreton Kushtetutën.

Kjo sipas saj po dëshmon edhe njëherë atë që i njëjti ndonëse do të duhej ta përfaqësonte unitetin e popullit po mundohet t’i ruaj interesat e pazaret e Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Ky është postimi i tij i plotë:

I ashtuquajturi President, qëllimisht po keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatarin. I njëjti Kushtetuten po tenton ta kthej në marreveshje të koalicionit dhe jo kontratë shoqërore.

Kjo dëshmon edhe njëherë atë që i njëjti ndonëse do të duhej ta përfaqësonte unitetin e popullit po mundohet t’i ruaj interesat e pazaret e Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Veprimet e tij ngjasojnë me ato të Ivanovit.

Qytetaret kane vendosur ne zgjedhjet e 11 qershorit! PDK ne opozite.

As ai por edhe askush tjeter nuk guxon te shkele mbi vullnetin e qytetareve!