Haxhiu i jep edhe një përgjigje Kurtit, e quan ‘politikan ordiner’

27.01.2018 22:54:41

Drejtori i televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu i është përgjigjur sërish Albin Kurtit, liderit të LVV-së, i cili në emisionin Jeta në Kosovë, pa ia përmendur emrin, e kishte akuzuar për lidhje me ish-shefin e Shërbimit Sekret të ish-Jugosllavisë, UDB.

Haxhiu, përmes një opinioni të publikuar në Gazetën Express, të titulluar: “Një përgjigje ndryshe për Albin Kurtin”, ai deklaroi se Kurti është një politikan ordiner.

“Ironia është se ai ka filluar si revolucionar plot energji dhe është konsumuar si politikan ordiner”, ka thënë Haxhiu, shkruan Insajderi.

Po ashtu, drejtori i Klan Kosovës ka thënë se Kurti është “thjesht një maskotë”.

“Pavarësisht se Kurti në emision flet për një grup njerëzish ‘pa maska’, në fakt, ka kohë që imazhi i tij publik është thjesht një maskotë”, deklaroi Haxhiu, teksa i është përgjigjur Kurtit për akuzat që ia kishte bërë disa ditë më parë në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Haxhiu i ka dhënë edhe dje një përgjigje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me të njëjtën temë.

Haxhiu ka paralajmëruar shkrimin edhe të dy opisioneve të tjera lidhur me Albin Kurtin, dhe përgjigjen e tij ndaj liderit të Lëvizjea Vetëvendosje.