Haxhiu: Kjo është aryeja pse nuk u lehtësua votimi jashtë vendit

24.06.2017 19:31:46

Pas raportimit nga mediat, se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 50 për qind të votave të diasporës, ka reaguar ish-deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, duke falënderuar mërgatën dhe duke thënë se kjo ka qenë arsyeja pse nuk u ndryshuan asnjëherë procedurat burokratike të votimit jashtë vendit.

Sipas Haxhiut, po të shtohej numri i votuesve, do të rritej edhe më shumë VV-ja, shkruan Periskopi.

Komenti i plotë:

 

Arsyeja kryesore se pse asnjëherë nuk u ndryshuan procedurat burokratike të votimit jashtë vendit dhe pse nuk u zgjat afati për regjistrim të qytetareve jashtë vendit, është pikërisht se po të shtohej numri i votuesve jashtë vendit, do të rritej edhe më shumë Lëvizja  [🙂]  Këtë e dinin shumë mirë penguesit e votes jashte vendit!

Me gjithë pengesat e qëllimshme, mijëra bashkatdhetarë votuan. Këto vota u numëruan sot dhe mbi 50% e votave të bashkatdhetarëve, janë për VETËVENDOSJE!-n

Faleminderit mërgata  [🙂]