Haziri godet Konjufcën: Nuk është mirë të ndahen pozita nga televizioni

15.10.2019 22:24:17

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka ripërsëritur se me Vetëvendosjen ende nuk është diskutuar kurrëfarë ndarje ministrore.

Haziri ka theksuar se deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale, duke goditur kështu nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i cili dikush kishte thënë në një emision televiziv se Vjosa Osmani duhet të jetë kryeparlamentare.

Nënkryetari nuk ka lënë pa treguar pse Vjosa Osmani nuk ishte mbrëmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të ndjekur ndeshjen Kosovë-Mali i Zi.

Ja postimi në Facebook:

Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale.

Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!

P.S. Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!