Haziri ia bën me dije PDK-së: Asnjë parim i marrëveshjes nuk guxon të preket (Video)

26.10.2016 21:19:12

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se partia e tij nuk ka asnjë arsye që ta prish marrëveshjen e koalicionit me PDK-në.

Mirëpo, ai ka thënë se LDK nuk do të tolerojë ndryshimin e parimeve të marrëveshjes

“Nëse bie një parim i marrëveshjes me PDK-në, atëherë kjo marrëveshje ka me rënë në tërësi”, ka thënë Haziri në Rrokum Roll të TV Rrokum.