Lutfi Haziri, Albin Kurtit: Hiqe taksën dhe vendose reciprocitetin – vendimet e vështira e bëjnë të suksesshëm një lider

20.02.2020 16:54:46

 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur pro heqjes së taksës 100 për qind për mallrat serbe.

Përmes një shkrimi në Twitter, Haziri ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti heqjen e taksës dhe vazhdimin me reciprocitet me Serbinë.

Haziri duke iu drejtuar Kurtit ka shkruar se vendimet e vështira e bëjnë të suksesshëm një udhëheqës.

“Vendimet e vështira e bëjnë një udhëheqës të suksesshëm. Koha për të hequr tarifën. Vlerësimet për reciprocitetin shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar Haziri.

Lutfi Haziri@LutfiHaziri

Difficult decisions make a leader successful.
Not always the right decisions for the present but necessary for the future. to remove the tariff!
Reciprocity assessments go hand in hand. for difficult but necessary decisions.

View image on Twitter