Haziri: Partitë tjera po e shpallin herët fitoren, LDK është e para

06.10.2019 20:03:52

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Haziri ka theksuar se rezultatet e fundit e bën të qartë se LDK ka një përparësi dhe tash presin ta qartësojnë rezultatin me partinë e dytë.

“Rezultatet bën të qartë se LDK ka një përparësi presim tash të kemi qartësinë më të madhe mes neve dhe partisë së dytë. Shohim se disa parti kanë filluar herët me shpall vetën fitues por le të jenë të bindur se LDK për këtë rezultat është e sigurt”, ka thënë Haziri, raporton lajmi.net.

Ai ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe ka theksuar se për të festuar po presin rezultatet të cilat do publikohen pas orës 21:00.